Politika e Dërgesës

Kjo politikë shpjegon mënyrën e dërgesës për porositë e bëra në webfaqen www.lubessi.com.

1. Shtetet ku dërgojmë

Lubessi Caffe aktualisht ofron dërgesë në:

– Kosovë
– Shqipëri
– Maqedoni të Veriut

2. Kostoja e dërgesës

Kosovë:
Dërgesa është falas.

Shqipëri:
Dërgesa kushton 5 €.

Maqedoni e Veriut:
Dërgesa kushton 5 €.

Kostoja e dërgesës shfaqet në checkout para konfirmimit final të porosisë.

3. Koha e dërgesës

Koha e dërgesës mund të ndryshojë varësisht nga lokacioni, disponueshmëria e produktit dhe orari i kompanisë së transportit.

Në shumicën e rasteve, porositë përpunohen sa më shpejt që është e mundur pas konfirmimit.

4. Të dhënat e sakta të dërgesës

Klienti është përgjegjës për plotësimin e saktë të emrit, numrit të telefonit, adresës dhe shtetit të dërgesës.

Nëse të dhënat janë të pasakta ose klienti nuk është i arritshëm në telefon, dërgesa mund të vonohet ose të kthehet.

5. Vonesat

Lubessi Caffe nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga kompani të transportit, kushte atmosferike, festa zyrtare, gabime në adresë ose rrethana jashtë kontrollit tonë.

6. Produkt i dëmtuar gjatë dërgesës

Nëse produkti arrin i dëmtuar, ju lutemi të na kontaktoni brenda 24 orëve nga pranimi i porosisë dhe të na dërgoni foto të produktit dhe paketimit.

Email: info@lubessi.com
Telefon: +383 48 788 301

7. Kontakt për dërgesa

Për çdo pyetje rreth dërgesës, mund të na kontaktoni në:

Email: info@lubessi.com
Telefon: +383 48 788 301